Analfabetët e Rilindjes/ Katër gabimet gjuhësore në një fjali të ministres së Kulturës…

0
115

Mëngjesin e djeshëm, ministrja e Kulturës Elva Margariti publikoi foton e një mozaiku të gjetur në qytetin antik të Bylisit, por e vetjma fjali që shoqëronte foton ka disa gabime gjuhësore.

“Ju uroj mirëmëngjes me një nga mozaikët e zbuluar në qytetin antik Bylis, i cili daton që nga shekulli i VI”, shkruan ministrja Margariti mbi foton e publikuar.

Por, përmes një reagimi Forumi për Mbrojtjen e Trashgimisë Kulturore i vë në dukje ministres katër gabimet e evidentuara në një fjali të vetme.

“Shkrimi juaj ka kater gabime trashanike te cilat mund te evitoheshin po te mbanit prane nje njeri me kulture mesatare
1. nuk vihet nyja perpara shifrave romake (mesohet ne kl. V)
2. ky mozaik i perket nje shekulli tashme te percaktuar e per kete motiv nuk thuhet “qe nga…”;
3. kur behet fjale per kete periudhe gjithnje shkruhet nese shekulli eshte i para eres sone (Krishtit) apo pas;
4. gjuhesisht, aty ku e keni vene ju peremrin “i cili”, ai lidhet me qytetin jo me mozaikun”, thuhet në reagimin e Forumit.

Postimi i Forumit për Mbrojtjen e Trashgimisë Kulturore:

Postimi i Ministres Elva Margariti:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here