Shqiptareve nuk do ju ndahen fatkeqësitë sa të jetë Rama kryeministër! Çfarë paralajmëron Paloka??

0
81

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka thotë se, Edi Rama është fatkeqësia më e madhe që u ka rënë shqiptarëve.

Duke folur në ‘Vizion+’, Paloka është shprehur se 30 qershori nuk ishte dështim i opozitës, por tregoi se sa është Rama i urryer si kryeministër.

‘Shqiptareve nuk do ju ndahen fatkeqësitë sa të jetë Rama kryeministër. Ai është fatkeqësia më e madhe që i ka rënë këtij vendi!

30 qershori nuk ishte ‘dështim’ i opozitës, përkundrazi e nxori Ramën lakuriq jo vetëm para shqiptarëve, por përpara gjithë botës.

30 qershori tregoi se Rama nuk heq dorë nga të inkriminuarit dhe vjedhja e votës edhe kur është i vetëm.

30 qershori tregoi se Rama është në pikën më të ulët të mbështetjes që ka patur ndonjëherë një parti e madhe. 85% e shqiptareve kërkojnë largimin e tij.

Opozita nuk ka harruar të thërrasë ‘Rama ik’ se edhe sikur ‘të harronim’ nuk na lënë qytetarët që e kane kthyer në himn nga rrugë në stadiume…

Rama është sot kryeministri më i urryer nga shqiptaret këtej e andej kufijve’, ka shkruar Edi Paloka në Faqen e tij në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here