Dëshmitë rrënqethëse/ Zbardhen mesazhet e burrit që dogji me qumësht gruan: Rri me dashnorin, ta rregulloj unë ty…

0
238

Dëshmitë janë rrënqethëse. Jo vetëm të gruas së dhunuar, por edhe të infermieres dëshmitare. Si rrallë me veprimet e tjera hetímore, për rastin e Besim Ballës, i akuzuar për dhunë në familje, prokuroria i ka mbyllur hetímet në kohë rekord. Burri gjendet në paraburgim ndërkohë që veç dëshmíve që iu referohet prokùrori Bajram Breçani disponohen edhe aktekspèrtiza që përshkruajnë dhunën në trupin e gruas.

D. Sinameta nga fshati Gosë, e moshës 26 vjeç është gruaja fatèkqe që u martua me shkuesi dhe që i kaloi dy herë fare pranë vdèkjes. Gruaja i rrëfen prokùrorit në dosjen që gazeta “Si” disponon se ka bashkëjetuar me burrin e dhùnshëm nga vitet 2010 deri në vitin 2015. Fillimisht gruaja është ndarë nga partneri me të cilin ka dy fëmijë për shkak të dhùnës edhe ndaj fëmijës së tyre katër muajsh. Për këtë ngjàrje kujton akùza, Besim Balla është àrrestuar dhe ka kryer 14 muaj burgim. “Me shpresën se bùrgu e kishte ndryshuar, unë u bashkova sërish me të”, tregon më tej ajo, e cila pas pórblemeve të vazhdueshme me 35-vjeçarin më në fund i ka sosur durimi dhe është larguar prej tij.

Mesazhet

Image

Në fashikullin që gazeta “Si” posedon i sillet në vemendje gjykàtës dëshmia e dhënë nga gruaja e tórtùruar.

26 vjeçarja: Rreth orës 2.30 minuta isha duke fjetur bashkë me fëmijët e mi. Në shtëpi gjendej edhe ime më. Besimi hyri nga kati i dytë i ndërtesës, ngrohu qumështin dhe erdhi ma hodhi në trup. Më shkaktoi djègie. Ai filloi të më gódasë më pas me shkèlma dhe grùshte në trup e fytyrë. Pastaj qèlloi edhe nënën dhe u largua.

Gruaja e dhùnùar

Prókùroria shton në dosjen që gazeta “Si” disponon se gruaja është përcjellë në repartin e djègie-plastikës për shkak të plàgëve të shumta.

Por nuk ka mjaftuar kaq. Në të njëjtën ditë, ish-partneri ka hyrë në spitalin e djègie-plastikës. Gruaja ka kërkuar ndihmë, ndërkohë që 35 vjeçari ka tèntuar ta mbýsë me çarçaf.

Prókuroria sikurse mëson zyrtarisht gazeta “Si” përcjell në fashikull edhe dëshminë e infermieres së gatshme, Zerina Kllogjeri. Dëshmitarja okulare nënvizon:

Kllogjeri: Shkova në dhomën numër tre sapo mora turnin, pasi më thanë se aty gjendej një paciènte e djègur. E pyeta pacienten çfarë të ka ndodhur? Tha se e kishte djegur burri. Në këtë kohë nga dritarja e dhomës pashë një person me trup të shkurtër, i veshur me kostum sportiv. Pacièntja bërtiti “është ish-burri, njofto polícinë”. Shtetasi në fjalë sapo hyri brenda, iu hodh sipër pacíentes dhe filloi ta gódasë. Pasi kërkova ndihmë, personi në fjalë doli nga pavioni në korridor dhe pastaj u hódh nga dritarja.

Gra që falin dhe burra që nuk ndryshojnë

Por, ndërsa Dallëndyshja është e vendosur që ta mbajë ish-burrin në qèli, si edhe e vendosur të vazhdojë përpara, ndryshe ka vepruar një vajzë e re. Ajo edhe pse e dènoncoi vetë ish të dashurin për dhunë e më tej për pèrndjekje, më pas u pèndua dhe iu lut gjykàtës që ta lironin pasi “mes tyre kishte dashuri”. Nga materialet e sigurta të gazetës “Si” rezulton se Pamela Sh. e moshës 22 vjeç u njoh me Klevis S. dhe pati një raport me të prej katër muajsh. Por edhe pse ai rezultoi i martuar, shèrret mes dy partnerëve nuk nisën për këtë fakt, por për shkàk të dhùnës. Pamela i tregon polícisë në kallèzimin që gazeta “Si” po e zbardh ekskluzivisht.

Pamela: Kam pasur lidhje me Klevisin, por për momentin nuk e vazhdoj më. Kohët e fundit ai u bë i dhùnshëm ndaj meje dhe shpeshherë më qèllonte në pjesë të ndryshme të trupit. Unë kam pasur lidhje intíme me të, sepse kujtoja se ishte njeri por pas disa kohësh lidhje, ai filloi të bëhej xhèloz dhe nuk durohej më. Vendosa të shkëputem prej tij. Realisht nuk kisha guxim t’ia thoja, pasi kisha fríkë, ndaj mendova ta largoj në heshtje. Në mes të dhjetorit isha në shtëpi dhe më mori në telefon dhe më tha “dil nga shtëpia po ta mbajti, nuk shkëputesh dot nga unë”. Më tha shumë fjalë të písta. Qëndroi për afër dy orë poshtë shtëpisë, më merrte në telefon, më kèrcënonte. Me Klevisin kam pasur momente të kèqija të dhùnshme. Herën e fundit, ai më rràhu në afëri të shtëpisë së tij, më goditi me grùshte, më bëri me shenja në trup dhe në shpatull. Kisha frikë ta denóncoja sepse më kèrcënoi me jetë mua dhe nënën time. Më dërgoi mesazhe dhe më kèrcënoi se do përdorë fotot e mia në rrjetet sociale në rast se e lija.

Policia: Na tregoni veprimet konkrete që ka kryer Klevisi?

Pamela: Më góditi me grushte poshtë shtëpisë, ngado.

Policia: A ka abùzuar me ju seksualisht Klevisi?

Pamela: Jo, në kohën kur ndenja me të qëndrova me dëshirën time. Së fundmi qëndroja me të nga fríka. Sot komunikova në messenger dhe më kèrcënoi.

Kèrcënimet që merrte Pamela nga i dashuri

Por, pas këqyrjes nga ekspertët, të cilët konstatuan hemàtoma në trup si edhe pasi administruan kèrcënimet në rrjetet sociale, kallèzuesja u tërhoq nga denóncimi. Kjo solli lirimin e menjëhershëm të të dýshuarit, i cili qëndroi pak orë në parabùrgim. Vajza argumentoi se ishin të dy xhelózë, si partneri edhe ajo ishte xhelóze për gruan e partnerit. Ndërkohë që i dyshuari i tregon polícisë.

Klevis: Me Pamelën kam lidhje shpirtërore dhe lidhja është serioze. Për shkak të saj po divorcohem me bashkëshorten, me të cilën jam në proces gjyqësor. Nga kjo martesë kam një fëmijë në moshën pesëvjeçare. Kèrcënimet në telefon dhe shàrjet janë në gjaknxehtësi e sipër pasi Pamela s’po më hapte telefonin. Ndërsa dhùnë jo, nuk e kam rràhur ndonjëherë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here