Basha mbledh grupin për reformën zgjedhore: Shumë shpejt propozime konkrete

0
84

Kreu i opozitës, Lulzim Basha mblodhi sot grupin e punës për çështjen e reformës zgjedhore. Edhe më herët, në deklaratat e tij, Basha e ka konsideruar reformën zgjedhore “si rrugën më të sigurt për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”. Burime nga mbledhja e bëjnë me dije se pritet që së shpejti Partia Demokratike të bëjë publike propozimet e veta për reformën zgjedhore, që do ti hapin rrugë një debati dhe konsultimi publik.

PD ka akuzuar kryeministrin Rama si pengues të reformës zgjedhore, ndërsa ka interpretuar si një mekanizëm të tillë edhe shtyrjen me 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme.

Burime nga takimi pohuan se me propozimet konkrete për reformën zgjedhore, Partia Demokratike synon, të nxjerrë në pah edhe angazhimin e opozitës përballë mungesës së vullnetit të Edi Ramës për të miratuar me konsensus një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Rreth një muaj më parë, Unioni Ndërkombëtar Demokrat shprehu keqardhjen “për mungesën e vullnetit politik nga partia qeverisëse” dhe i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës “të ndërmarrin çdo përpjekje për ta tejkaluar në mënyrë të menjëhershme krizën e thellë politike nëpërmjet dialogut politik.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here