Kur diktatorët dënojnë diktaturën!

0
98

Nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

 

 

Mund të përballesh me një shfaqje filmi, apo një shfaqje teatrale, por asnjëra prej tyre nuk mund të shkaktojë emocione aq të mbrapshta, sa shfaqja e një diktatori që dënon diktaturën…

Emocion i mbrapshtë, pasi brenda tij përfshihen njëkohësisht tragjikja dhe komikja.

Një diktator, që dënon diktaturën dhe çmon demokracinë.

Veçse manuali i diktatorëve, që dënojnë diktaturën dhe çmojnë demokracinē përmblidhet në disa pika:

1. Mendimi ndryshe, është muri që na ndan dhe jo ura që na bashkon.

2. Cilësia e mendimit duhet të përkojë me sasinë e njerëzve, që e ndajnë këtë mendim. Miratimi i shumicës është provë cilësie.

3. Mungesa e argumentit, është argumenti i vetëm, që përdoret kundër një argumenti logjik.

4. Uniformiteti në qëndrimin kundër apo pro dikujt, është i paprekshëm.

Post Scriptum- Dhe sikundër do të shprehej me të drejtë George Orwell-i tek viti 1984 ” Qysh nga momenti që i shpallje luftë Partisë, ishte e mira ta mendoje veten si kufomë…

Elona Caslli

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here