Haradinaj: Shqipëria ka rritur eksportet me Kosovën, të heqë taksën e Rrugës së Kombit

0
145

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se vendosja e taksës për Serbinë e ka ndihmuar Shqipërinë që të rrisë eksportet me Kosovën.

“Shqipëria ka eksportuar 30 përqind më shumë këtë vit në Kosovë, ka mbërritur eksporti i Shqipërisë në 70 milionë, si rezultat i taksës. E pra është e kuptueshme që në këtë rast, unë kam qenë dhe mbetem kundër ndarjes së Kosovës dhe projekteve për ndarjen. Jam për mosheqjen e taksës deri në njohje, qoftë edhe në kuadër të një Mini-Shengeni. Se nuk kemi nevojë për një Mini-Shengen me kryeqytet Serbinë.

Për fat të keq, taksa në Rrugën e Kombit, edhe pse për disa muund të mendohet se nuk ka peshë, por mos të harrojmë se çdo transportues, çdo kamion paguan 42.6 euro, ndërsa çdo makinë 5 euro, është një taksë që e pengon shkëmbimin tregtar dhe ekonomik mes dy ekonomive tona. Po ashtu është e habitshme mbajtja e një takse në Rrugën e Kombit, që është ngarkesë për shkëmbimet ekonomike dhe tregtare, dhe për qarkullimin e njerëzve,” tha Haradinaj./Syri Tv
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here