Aksidenti tragjik te “Porcelani”/ Zbardhen dëshmitë e shoferëve të arrestuar…

0
139

Është zbardhur një pjesë nga dëshmia e dy drejtuesve të mjeteve Edmond Murati dhe Etjon Lazriqë u arrestuan ditën e djeshme pas aksidentit tragjik te Porcelani ku humbën jetën dy kalimtarë.

Nga testi që iu bë ka rezultuar se nuk kishin konsumuar alkool, ndërsa vijojnë hetimet.

Sipas burimeve mësohet se ata kanë thënë para grupit hetimor se nuk e dinë sesi ka ndodhur aksidenti.

“Nuk e dimë si ndodhi, pamë vetëm kur u përplasëm”, mësohet se kanë thënë dy shoferët e arrestuar.

Dje rreth orës 15:15, Erion Balla 36-vjeç dhe një grua e moshës 72-vjeçe ishin duke ecur në trotuar pranë vijave të bardha kur u përplasën nga njëra prej makinave dhe si pasojë humbën jetën. Nga pamjet e publikuara në media tregohet momentin si u përplasën për vdekje dy kalimtarët.

Në aksident u përfshinë ‘Volkswageni New Beatle’ ngjyrë gri me targa ‘AA 544 SX’ që drejtohej nga Etjon Lazri që po lëvizte me shpejtësi duke përplasur ‘Golfin’ ngjyrë blu me targa ‘AA 758 YZ’ me drejtues Edmond Muratin që po tentonte të futej në majtas rrugës.

Nga shpejtësia si pasojë e përplasjes së ‘Golfit’, ‘Volkswageni New Beatle’ përfundoi jashtë rrugës duke përplasur për vdekje 36-vjeçarin dhe 72-vjeçaren.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here