Tërmetet nuk ‘kursehen’ as në 2020/ Regjistrohen 11 lëkundje…

0
138

Pas tërmetit që lëkundi Durrësin mëngjesin e djeshëm me magnitudë 4.2 ballësh, edhe në 2020 vijojnë tërmetet ku vetëm gjatë natës së kaluar janë regjistruar plot 11 të tillë.

Sipas IGJEUM epiqendra ka qenë në Korçë dhe në Kepin e Rodonit ndërsa magnitude e tyre ka qenë nga 2 deri në 3.4 ballë.

Tërmeti i fundit është  regjistruar nga IGJEUM në orën 05:50, me epiqendër në Detin Adriatik me magnitudë 2.5.

Ndërsa në orën 5 e 25 në Korçë lëkundja e regjistruar ka qenë me magnitudë 2.1. Lëkundja me magnitudën më të madhe gjatë natës së sotme është regjistruar në orën 2:13 në Korçë, me madhësi 3.4 ballë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here