Më shumë se autorin, drejtësia duhet të gjejë PSE-në e sulmit!

0
111

Nga Mentor Kikia

Më shumë se autorin, drejtësia duhet të gjejë PSE-në e sulmit!

Atentati me bombë në zyrë, kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, ishte një lajm që nuk mori shumë vëmendje për shkak të ditëve të festës. Por ajo është një ngjarje shumë e rëndë.

Për fat, episodi kaloi pa viktima. Policia dhe vetë objektivi e kanë identifikuar autorin si një ish nëpunës të bashkisë, shoferi i vetë kryetarit, i larguar nga detyra të paktën 2 vjet më parë.

Pra, arrestimi dhe dënimi i tij është vetëm çështje kohe. Ndëshkimi i tij është një gjë e qëruar tashmë. “Plagosje e rëndë me dashje” ose “Vrasje e mbetur në tentativë”. Kodi Penal e parashikon dënimin. S’ka asnjë për të zbuluar.

Ajo që duhet të sqarojë drejtësia është shumë më shumë se kaq: PSE!

Deri tani ka rezultuar se Tushe nuk u sulmua për shkak të detyrës. Pra, nk kemi një “Plagosje të rëndë për shkak të detyrës”. Pra, jo se kryetari kishte prishur ndonjë pallat pa leje, e pronari u hakmor. As sepse nuk i kishte dhënë ndonjë tender dikujt që s’e meritonte.

Ai u sulmua nga njeriu më i afrët dhe më i ngushtë që kishte patur në bashki. Sepse të gjithë e dimë, se për zyrtarët e lartë, njeriu më besnik e më i afërt nuk është zëvendësi i tij në detyrë, por shoferi. Ai është njeriu që di dhe bën gjithçka për shefin e tij.

Dhe të gjitha informacionet na thonë se ky shofer kishte qenë një njeri i lidhur me krimin, në këtë qytet e përtej detit.

Atëherë PSE-ja merr një rëndësi të madhe në këtë ngjarje.

Opozita e ka dhënë versionin e saj. Ne kemi nevojë për versionin e drejtësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here