Zjarret që po marrin jetë, shkon në 18 numri i vikti.ave në Australi. Qindra shtëpi të djegura

0
95

Teksa në pjesën më të madhe të globit I ftohti dhe ngricat janë të ku më pak e ku më shumë problematike duke sjellë edhe pasoja, në Australi ndodh e kundërta.

Temperaturat ekstremisht të larta kanë shkaktuar në mbarë vendin zjarre të përmasave të mëdha ndërsa mediat vendase flasin për të paktën 7 persona të vdekur në shtetin australian të Nju Sauth Uellsit që nga e hëna.

Zjarret më të fundit, që kanë arritur deri në brigjet e detit këtë javë, kanë shkatërruar më shumë se 200 shtëpi. Kushtet janë lehtësuar deri diku dhe një rrugë kryesore që ishte mbyllur në Viktoria, u rihap për dy orë të mërkurën për të lejuar largimin e njerëzve.

Shteti është gjendur në ndihmë të banorëve të cilët jetojnë në zonat e prekura nga zjarret ku policia ka dërguar rreth 1.6 ton uji të pijshëm me barka. Shtatë viktimat në nju Sauth Uells, përfshijnë dy persona që u gjetën në makinat e tyre, një baba dhe bir që kishin qëndruar për të mbrojtur shtëpinë e tyre si edhe një zjarrfikës

Një viktimë tjetër është konstatuar në Viktoria. Bilanci total i zjarreve, në të gjithë Australinë, për këtë sezon, është 18, me paralajmërime se mund të rëndohet akoma më tej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here