Politika uron 2020, mesazhe për shpresë dhe ndryshim

0
197

Politika shqiptare ka ndarë urime për shqiptarët për Vitin e Ri 2020. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një videomesazhi, ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë. Në mesazhin drejtuar qytetarëve, Kreu i Shtetit uron që zhgënjimet që po lëmë në vitin e vjetër të na shërbejnë si reflektim për një të ardhme më të begatë. “Zhgënjimet që po lëmë pas me vitin e vjetër le të na ndihmojnë për një reflektim të thellë dhe të sinqertë në mënyrë që viti 2020 të jetë viti i realizimit të shpresave dhe ëndrrave të çdo shqiptari dhe familjeve shqiptare, por edhe viti që afron Shqipërinë me familjen europiane dhe standardet e saj”,-thotë Presidenti. “E ardhmja, thotë Meta, është në dorën e secilit prej nesh dhe të bashkuar do t’ja dalim”.

Për liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 2019-a ishte një vit i vështirë që e përballi vendin me sfida të shumta, por edhe me goditjen nga tërmeti i nëntorit që mori jetë e shënoi dëme të mëdha. Në urimin e tij vëmendje të veçantë zënë edhe ata banorë që Viti i ri i gjen të pastrehuar, apo në çadra, në pritje të procesit të rindërtimit të gjithçkaje që u rrënua nga tërmeti.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë video-mesazhin e tij për shqiptarët me një urim për vitin e ri 2020. Nuk ka lënë pas politikën, ky thotë se ky ishte viti më i zi dhe i vështirë për popullin shqiptar. Ish-kryeministri i bën thirrje shqiptarëve të bashkohen që ky vit të mos përsëritet në 2020-ën por të jetë i mbarë. Berisha nuk lë pas akuzat për qeverinë ku përmend koncensionet e shumta, edhe ‘narkoshtetin’, siç i referohet ai lidhjes së shtetit me krimin dhe trafikun e drogës. Me vit i zi Berisha i referohet edhe humbjes së mundësisë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, teksa kryeministrin Edi Rama në videomesazhine tij e quan “monstra e integrimit”. “Të ngrihemi e të hedhim mënjanë këtë regjim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here