Librazhd, lëndohet nga shpërthimi i kapsollës 10-vjeçari

0
142

Një ngjarje mjaft e rëndë është regjistruar mbrëmjen e këtij fundviti në oborrin e ish Gjimnazit në qytetin e Librazhdit.

Një 10-vjeçar sipas burimeve jo zyrtare ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i fuqishëm i një kapsolle. Burime nga vendngjarja bënë me dije se i mituri ka pësuar dëmtime serioze në duar , bark dhe fytyrë.

Nuk janë të qarta rrethanat e ndodhjes së ngjarjes e cila fatmirësisht nuk është kthyer në tragjedi.

I mituri është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Burime të besueshme konfirmuan se i dëmtuar nga shpërthimi është djali i Drejtorit të OSHEE për Librazhdin.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes  dhe ka mbledhur të gjitha provat e gjetura aty si dhe ka marrë në pyetje disa persona që kanë qenë të pranishëm për rreth vendit ku ndodhi shpërthimi i kapsollës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here