Ka 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet/ Arrestohet personi që kërcënoi Albin Kurtin!!

0
94

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, i cili kërcënoi Albin Kurtin me anë të një statusi në “Facebook’, është arrestuar nga policia e Kosovës.

Hoti shkruante se Kurti duhet të largohet nga Kosova ose do të vritet.

Në lidhje me këtë rast reagoi edhe Lëvizja Vetëvendosje me anë të një statusi në ‘Facebook’.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha: “Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që i njëjti të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here