Gjykata pushoi çështjen ndaj Spartak Brahos, Tufa apelon vendimin…

0
99

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen në ngarkim të deputetit Spartak Braho, i cili akuzohet nga Agron Tufa për veprën penale të shpifjes, avokati i Tufës, Kujtim Cakrani ka apeluar vendimin.

Në kërkesën për apelim të vendismit, avokati Kujtim Xakrani thekson se Gjykata e Shakllës së Parë ka bërë interpretim të gabuar të ligjit, duke mos e respektuar atë dhe duke dhënë një vendim që në fakt nuk ka as numër që dhe kjo është një sheklje.

Tufa pretendonte se ai ishte kërcënuar nga Braho dhe nga persona të tjerë, ndërsa në padinë që kishte depozituar në gjykatë thuhej se ‘’më datën 1 prill, gjatë mbledhjes kur në Komisionin e Ligjeve pranë Parlamentit u lexua relacioni lidhur me punën e Institutit e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, deputeti Braho në mënyrë kërcënuese, shpifëse dhe fyese, e ka anatemuar në prani të medieve jo vetëm institutin që drejton, por edhe atë personalisht. Ai shton se më pas, Braho ka dhënë një intervistë për gazetën “Dita” duke përdorur të njëjtin fjalor. Në kërkesë padi ai thotë se është cilësuar prej Brahos si një “fashist”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here