Një e re i ka dërguar një letër hallës së saj, pas historisë së dashurisë në të cilën u mpleks me bashkëshortin e kësaj të fundit. Bëhet fjalë për historinë e futbollistit brazilian Hulk me Kamila Angelon, mbesën e gruas së tij, e cila u cilësua si skandal pak ditë më parë.
Mediat braziliane kanë zbuluar një letër që Kamila i ka nisur hallës Iran, ku i kërkon falje për gjithçka ka ndodhur, por shton se një gjë të tillë e deshi Zoti. Ajo ka treguar se gjithçka nisi në udhëtimin e saj të fundit në Kinë, ndërsa ka sqaruar se nuk dëshironte aspak që gjërat të shkonin kështu dhe ajo të ishte në prag ndarjeje me Hulkun.
Letra e plotë e Kamilës:
Hallë Iran, unë së pari dua t’ju them se ky mesazh nuk është një shpjegim ose justifikim për asgjë. Unë kisha nevojë për të të thënë disa gjëra që për fat të keq rrethanat nuk më lejojnë të them personalisht. Edhe pse është e parëndësishme për ju tani, megjithatë unë dua të flas me ju. Kam nevojë që ju ta dini se nuk e kam dashur kurrë që të jetoj jetën tuaj apo se kam qënë xheloze për gjërat që ju keni pasur, sepse e marr me mend çfarë po mendoni në këto momente.
Betohem … kurrë nuk e imagjinoja se mund të ndodhte, por ne nuk e sundojmë zemrën dhe askush nuk është imun ndaj ndjenjave. Unë mendoj se është e rëndësishme që ju ta dini çfarë ka ndodhur gjatë udhëtimit tim të fundit në Kinë, por ajo nuk ka ndodhur kurrë, kurrë më parë. Unë kam patur gjithmonë respektin maksimal për të (Hulkun).
Edhe diçka tjetër: Nuk kam dhënë kurrë informacione për të përfituar nga ty. E di që e keni vërejtur shkëputjen time, e cila shpesh gjykohej si sjellje e ftohtë. Unë kam qenë gjithmonë e paanshme sepse ky është problemi juaj madje unë shpresoj që të mbarojë sa më mirë! Më vjen keq për gjithçka, nëse mund të zgjidhja, ne nuk do ta kalonim këtë gjë, por jeta nuk ndodh ashtu siç e planifikojmë ne.
Ai (Hulk) më tregoi se nuk kishte shanse për një rikthim të mundshëm dhe kështu ne i lejuam vetes të jetonim atë ndjenjë që ishte nënshtruar brenda nesh. Asnjë gjethe e vetme nuk bie pa lejen e Zotit … dhe kështu ne do të ndjekim planet e tij. Unë ju them lamtumirë me lot në sy, sepse kam një dashuri të madhe… Ju jeni e fortë, e krishterë, luftëtare, nënë…
Unë ju admiroj shumë dhe kurrë nuk do të ndryshojë pavarësisht se çfarë mendoni apo flisni për mua… Do respektoj mendimin tënd. Më fal nëse të kam bërë të vuash … dije që më lëndon shumë më tepër se ti. Ju uroj fat nga thellësia e zemrës sime … gjithë lumturinë e botës, madje edhe më shumë sesa dëshiroj për vete. Zoti të bekoftë!