Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje/ Ja 3 pikat që sjell në vëmendje Manjani

0
105

Nga Ylli Manjani

 

 

1. Nëse politika përceptohet si pazari i gjësë së gjallë, pra si zgjedhje personazh, pa dyshim që fiton gjithmonë gjëja e gjallë që reklamohet më mirë.

Pra nëse krahasojmë kush është personazhi më interesant, pa dyshim që fiton Ed Rama, i cili si pa brekë si me brekushe nuk ka turp kur del në publik.

2. Nëse gjykohet mbi bazë përceptimi dhe propagande, pra pa mendim e pa memorie, pa dyshim që cilido që nuk është anëtar kësaj qeverie është më i korruptuar sesa vetë qeveria e sotme, e cila ka thelluar borxhin dhe ka firmosur kontrata me shuma marramendëse koncensionesh e shërbimesh publike, pa garë e pa leverdisshmëri ekonomike.

3. Nëse alternativa politike përceptohet gjerësisht se preferon të qeverisë me të njëjtat ligje dhe skema si qeveria e sotme, pa dyshim që kjo e sotmja mbetet më e kuotuar.

Nuk ka shumë nevojë për sondazhe për të vërtetuar këto procese të njohura tashmë…

Prap mendoj se vota është tjetër gjë. Zgjedhësit shqiptarë në rezultanten llogjike ka dhënë gjithmonë mesazhin dhe ndëshkimin e duhur për politikën.

Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here