‘Thonë që ky ‘Minischengeni’ kuron edhe kancerin’

0
113

Nga Ylli Manjani.

Sa mirë që doli ky minischengeni se i harruam të gjitha problemet!

Harruam, votimet moniste; raportin sterr të ODIHR; dështimin në BE; 9 kushtet e Gjermanisë; reformën zgjedhore megjithë gishtin e Bosxhard; tërmetin megjithë pasojat e tij; njerëzit pa shtëpi e pa çadra;paketën anti-shpifje dhe për momentin dhe ligjin KÇK.

 

Në çdo vend normal do mjaftonte vetëm njëra nga këto çështje dhe do ishte harruar qeveria. Kurse ne harrojmë problemin, siç harrojmë një fluturim të sikletshëm nga turbulencat…

Tani kemi minischengenin. Zgjidhjen e të gjitha problemeve. Thonë që ky minischengeni kuron edhe kancerin…

Deri sa të bëhet show tjetër me konferencën e donatorëve, do kënaqemi me minischengenin. Me lugë bosh, por do kënaqemi…

Rilindja është qartësisht në fushatë elektorale. Nga qeverisja i ka larë duart me kohë…

Sa më shpejt të kuptohet që jemi në fushatë elektorale, më mirë do jetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here