VIDEO/ Rama nuk i ndahet Veliajt, e vë sërish në lojë: Po qe nevoja, ti e ha edhe të gjallë gjelin

0
118

Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë qenë mesditën e sotme në një familje në Petrelë, ku sipas kryebashkiakut të Tiranës, i është rindërtuar shtëpia e shembur nga tërmeti i 21 shtatorit.

Në bisedën me familjen nuk kanë munguar as batutat e shkëmbyera me Veliajn, teksa ky i fundit pohoi se kishin sjellë edhe gjel deti, por nuk do e vinin në tavolinë.

Rama i tha kryebashkiakut se nëse vazhdonte me historinë sjell lëngje e pi vetë, apo sill gjela e ha vetë nuk kishin gjë në terezi.

Ndërsa pasoi edhe batutën se ‘nëse do ishte nevoja ai do hante edhe të gjallë gjelin .

Pjesë nga batutat:

Veliaj: Kemi sjellë edhe gjelin e detit, por nuk jemi duke e sjellë këtu.

Rama: Jo, mos ta hamë gjelin. Vetëm gjelin mos ta hamë.

Veliaj: Jo, jo, jo nuk është i gatuar.

Rama: Se me këto teoritë që sjell lëngun e pi vetë, sjell gjelin e ha vetë nuk vazhdohet.

Veliaj: Është i pa bërë gjeli.

Rama: Nëse e sjell nevoja ti ha edhe ashtu po…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here