Lëvizjet e çuditshme në autostradë, ja se me çfarë kapet shqiptari…

0
108

Një 30 vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 500 gram heroinë dhe 270 gram kokainë. Shqiptari me iniciale A.K., u arrestua nga policia në Bolzano.

Burri u ndalua për një kontroll në autostradën Brenner pas thirrjes së një automobilisti i cili kishte raportuar praninë e dy veturave që alternonin njëra-tjetrën me shpejtësi të lartë e me ngadalësime të papritura.

Agjentët gjurmuan dhe ndaluan të dy makinat, të dy nga Lombardia, me vetëm shoferët në bord, të cilët nuk dhanë asnjë arsyetim për sjelljen e tyre në autostradë dhe udhëtimin e tyre drejt Bolzanos.

Të dy iu nënshtruan kërkimeve, në makinën e të riut A.K. ishte fshehur lënda narkotike në pjesën mbrapa kasetofonit. Pozicioni i drejtuesit të makinës së dytë është hetim nga policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here