“Shteti nuk ekziston për ne”, banorët ankohen tek Basha: Kjo është kriminale, u bë një muaj kjo gjendje…

0
109

Megjithëse është një nga zonat më të godituar nga tërmeti, banorët në Hamallajt i treguan liderit të opozitës Lulzim Basha se janë lënë në harresë. “Nuk ka ardhur askush të vlerësojë shtëpinë. Nuk ka ardhur aksush të na sjellë një çadër.”- është fjalia që thonë njësoj të gjithë banorët që takoi kryetari i PD, Lulzim Basha në Hamallaj, në Qendër Manzë dhe në Radë. “Dritën e lidhim vetë me shpenzimet tona, ujin vetë, rrugën e bëjmë vetë, çdo gjë vetëm me forcat tona. Ku është shteti për ne? Nuk ka shtet për ne? Vijnë vetëm kur na kërkojnë votat?”- shprehet një kryefamiljare në Hamallaj, e cila kërkon vlerësimin e shtëpisë së saj.

Kryetari i Partisë Demokratike, i cili vizitoi disa familje të lëna në mëshirë të fatit në çadra plasmasi, u shpreh se gjendja është e papranueshme. “Kjo është kriminale. Tani nuk ka më asnjë justifikim. U bë një muaj kjo gjendje. Kanë 150 milion dollarë që i marrin 10 veta dhe kanë lënë dhjetra mijëra familje si ju. Nga mëngjesi deri në darkë vetëm propagandë. Propoganda as ju ngroh as ju ushqen, as ju shëron, as i çon fëmijët në shkollë.” – tha zoti Basha.

Në Manzë, një kryefamiljar dëshmoi se Bashkia e Durrësit dhe njësia administrative po bëjnë ndarje politike në dhënien e ndihmave, duke përjashtuar ata që nuk kanë marrë pjesë në votimet e 30 Qershorit. “Na kanë thënë se nuk kemi votuar më 30 qershor dhe për ju ekziston lista e zezë, prandaj nuk kemi as ndihma, asgjë.”- i tha ai zotit Basha, për të cilin kjo dëshmi nuk ishte e panjohur.

“E kam dëgjuar këtë histori, se ma kanë thënë disa persona. Kjo është për ndjekje penale. Se Zoti nuk i ndau njerëzit, kur ra tërmeti. Ky po i ndan, po i ndan sipas listës së 30 qershorit. Dhe këta që e bëjnë këtë punë, këta duhen kapur, u duhen vënë prangat në dorë, po të ketë prokurori. “- u shpreh kreu i opozitës, i cili siguroi qytetarët nga braktisja shtetërore se opozita do të jetë zëri i tyre për çdo padrejtësi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here