“Shqipëria përdori fjalor denigrues ndaj liderëve të Kosovës”/ Panariti: Minishengeni Ballkanik godet dialogun Prishtinë-Beograd!

0
102

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, u shpreh se Minishengeni Ballkanik “ka sfumuar dialogun Prishtinë-Beograd” dhe shtoi se priste që “përsa kohë që Kosova nuk është pjesë e marrëveshjes, Shqipëria nuk duhet të ulet në tryezë”.

“E parë në princip, çdo bashkëpunim rajonal është pozitiv dhe Ballkani Perëndimor duhet të punojë në këtë aspekt, por ky rajon nuk ndodhet në gjendje stabiliteti. Ka një vatër të nxehtë Prishtinë-Beograd dhe dialogu mes tyre është në ngërç si rezultat i papërgjegjshmërisë së palës serbe. Vuçiç e ka thënë hapur që Kosova nuk do të njihet kurrë nga Serbia. Serbia bllokoi Kosovën në Interpol, Kosova iu përgjigj me taksën dhe ishim në këtë nivel. Ne tashmë hapëm një pol të ri, duke vendosur dialogun Tiranë-Beograd, në vend që të përqendroheshim te dialogu Prishtinë-Beograd. Diplomacia serbe arriti të krijojë një pol të ri, duke sfumuar dialogun me Kosovën. Unë prisja që Shqipëria të ishte gjithmonë sinkron me Kosovën, por u përdor fjalor denigrues ndaj liderëve të Kosovës”, tha Panariti./A2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here