Këshilli Europës: Për ligjin e medias, kërkuam vetërregullim. Çështja e pronës, shumë serioze në Shqipëri

0
88

 

Kreu i Delegacionit të Këshillit të Europës në Shqipëri zonja Jutta Gutzkow, në intervistën e parë televizive dhënë për emisionin Passport të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN, thotë se çështja e pronës është mjaft serioze për Shqipërinë. Zonja Gutzkoë, jep edhe shifrat e çështjeve që janë gjykuar në Gjykatën Europianë për të Drejtat e Njeriut në Strasburg që shkojnë në 60, dhe ndahen në 2 kategori. E para lidhet me patjen e një procesi të drejtë dhe kategoria e dytë me probleme me pronën. Sa I takon aspektit të ligjit të ri për median online, zonja Gutzkow thotë se Këshilli Europës ka vënë theksin te një mekanizëm vetërregullimi ose bashkërregullimi.

 

Intervista e plotë

 

 

 

Po sa i përket rolit të Këshillit të Europës në Shqipëri?

 

Dua të nënvizoj se Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës që nga viti 1995, që do të thotë

se vitin që vjen do të festojmë 25 vjetorin. Pjesë e Këshillit të Evropës janë 47 shtete duke

mbuluar të gjithë kontinentin evropian. Besoj se është e rëndësishme, sepse Këshilli i Evropës

është një organizate e bazuar në vlerat demokratike, të drejtat e njeriut, si dhe shtetin e së

drejtës. Por që të ruajmë këto vlera kërkohet angazhim nga të gjitha shtetet. Dua të ndaj disa

elementë në lidhje me të ashtuquajturin trekëndëshin që ne operojmë. Kjo lidhet padyshim me

VENDOSJEN E STANDARTEVE të të drejtave të njeriut, dhe e kam fjalën për Konventen

Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila i adresohet të gjithë qytetarëve. Me kalimin e viteve

Këshilli Evropës ka nxjerrë edhe konventa të tjera, që lidhen me ndalimin e torturës, luftën

kundër korrupsionit, mbrojtjen e grave; si dhe mbulimin e një game të gjerë për mbrojtjen e të

drejtave themelore, që lidhet me mos lejimin e abuzimit me të drejtat e të burgosurve, por

edhe për edukimin në media dhe internet. Komponenti i dytë i këtij trekëndëshi është

MONITORIMI, sepse standartet janë shumë të mira, por duhet të jemi të sigurt që ato

implementohen siç duhet. Për këtë është Gjykata për të Drejtat e Njeriut, ku çdo qytetar mund

t’i drejtohet nëse te drejtat e tij ose saj janë shkelur. Disa mekanizma të tjerë të rëndësishëm

për monitorimin e standardeve të konventave përkatëse janë Grupi i Shteteve kundër

Korrupsionit (GREKO), apo Komiteti për Parandalimin e Torturës (KPT). Mendoj se është e

rëndësishme të theksohet se ekspertët e Këshillit të Evropës vizitojnë çdo vend, dhe nëse

shikojnë problematika ata angazhohen në dialog me autoritetet vendase për t’i dhënë zgjidhje

këtyre problemeve. Si rrjedhojë, ata kanë detyrë jo vetëm të monitorojnë shtetet, por edhe të

ndjekin mënyrën si reflektohen këto standarde në kontekstin kombëtar. Nese do ta përmblidhja

përgjigjen e pyetjes: Pse Ne Jemi Këtu Dhe Çfarë Bëjmë?… do të thoja se jemi këtu për të

punuar ngushtësisht me autoritetet në cuarjen para të reformave të ndryshme në fushën e të

drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit e të drejtës.

 

 

Nje aspekt tjetër që ju mbuloni, ka të bëjë me lirinë e medias dhe lirinë e të shprehur, si e

shikoni këtë aspekt?

 

Mund të them se Këshilli Evropës është duke punuar me aktorët lokalë e kombëtarë, me

parlamentin dhe qeverinë, për t’u siguruar se po respektohen të drejtat e njeriut. Si rrjedhojë

cdo iniciativë në fushën e lirisë së shprehjes duhet të bazohet në konvetat përkatëse si dhe

Nenin 10 për lirinë e shprehjes në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ajo që ne

bëjmë është trajtimi i projekt-ligjeve duke i ndarë me ekspertët tanë në Këshillin e Evropës, të

cilët ekzaminojnë dhe dalin në konkluzione nëse këto projekt-ligje janë apo jo në përputhje me

këto konventa. Prandaj në këtë proces është me shumë rëndësi konsultimi dhe diskutimi me

aktorë të ndryshëm e grupe të interesit. Dua të theksoj se pjesëmarrja dhe kontributi i

ekspertëve tanë në komisionin parlamentar të ligjeve, sëbashku me ekspertët e OSBE-së dhe

Bashkimit Evropian vuri theksin pikërisht tek nevoja për një mekanizëm të vet-ërregullimit apo

bashk-rregullimit të medias online dhe forcimin e standardeve etike për të siguruar ndalimin e

përmbajtjeve të dëmshme apo të pavërteta në media.

 

Një tjetër çështje lihet me punën tuaj lidhet më të Drejtat e Njeriut, kam të njëjtën pyetje si

renditet Shqipëria në lidhje me këtë aspekt të rëndësishëm?

Çështja e të drejtave të njeriut është mjaft e gjerë, por më lejo të flas për Gjykatën Evropiane

për të Drejtat e Njeriut. Deri tani ka patur rreth 60 gjykime për Shqipërinë në këtë gjykatë. Nëse

do të ndahen në kategori, në vend të parë janë cështjet që lidhen me patjen e një procesi

gjyqësor të drejtë dhe në vend të dytë lidhen me çështjen e pronës. Aktualisht ka 19 çështje

pezull, që lidhen me cka u përmend më lartë, por edhe me cështje që lidhen me të drejtën e

familjes apo kundër torturës. Prandaj kur ne flasim për të drejtat e njeriut, i adresohemi shpesh

rasteve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për ta bërë më konkrete, shikojmë edhe

zbatimin e ligjeve ku aktualisht jemi duke ndjekur zbatimin e ligjit mbi të drejtat të burgosurve.

Po punojmë direkt me drejtues të burgjeve dhe më grupet e tjera profesionale kutargeti jonë

në veçanti janë të rinjtë, gratë apo persona të tjerë që kanë nevojë trajtime specifike apo

mbështetje për problemet psikologjike.

 

E përmendet pak më parë se ka shumë çështje që lidhen me të drejtën e pronës në gjykatën

për të drejtat e njeriut në Strasburg, a është vërtet aq serioze kjo çështje?

Po, është shumë serioze si çështje. Dhe pyetja jote më lejon të flas për një aspekt të

rëndësishëm të punës tonë që lidhet në mënyrë të vecantë me bashkëpunimin ndër-

institucional. Padyshim që për Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, vendimet e kësaj

Gjykate janë kryesore. Por ne kemi bashkëpunim të ngushtë edhe me atë që njihet si Komisioni

I Venecias, i cili jep opinione për projekt-ligjet e reja. Një delegacion i Komisionit të Venecias

vizitoi Shqipërinë këtë vit, dhe në fund hartoi dhe publikoi një raport që analizon në detaje

projekt-ligjin për pronat. Duhet ta shikojmë dhe më pas të dalim në një konkluzion nëse

projekt-ligji i plotëson kriteret. Këshilli i Evropës ka mundësuar gjithashtu përfshirjen e

ekspertëve të fushës, për të orjentuar institucionet përkatëse të vendit që parashikimet e ligjit

në fjalë të jenë të qarta dhe përmbushin standartet e konventave ndërkombëtare. Më tej është

faza e implementimit që është me shumë rëndësi, ndaj dhe ne i kushtojmë vemendje të

vecantë zbatimit të saj në bashkëpunim me autoritetet vendase.

 

 

Kam një tjetër pyetje për të drejtat e njeriut, që lidhet me mbrojtjen nga diskriminimi I

grupeve vulnerabël?

Kjo është një nga prioritetet tona kryesore e që lidhet edhe me Programin e përbashkët të

Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës: “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor

dhe Turqinë” e që prek antidiskriminimin, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe lirinë

e shprehjes. Pra anti-diskrimimi është një fushat më të rëndësishme. Kur bëhet fjalë për

diskriminimin 2 janë grupet që më vijnë në mendje: grupet e pakicave kombëtare: Në të

kaluarën Këshilli i Evropës ka ofruar ndihmë konkrete dhe në të ardhmen do të vazhdojmë të

ofrojmë asistencë për përgatitjen e ligjeve të veçanta. Brenda këtij grupi ben pjese edhe pakica

Rome ku kemi ndihmuar në marrjen e hapave konkrete për të rritur përfshirjen e këtij

komuniteti në nivel vendor. Përfaqësues nga ky komunitet janë pjesë e këshillave bashkiakë

dhe grupeve të konsultimit të cilët kontribuojnë aktivisht në hartimin e politikave vendore dhe

buxhetimit. Grupi I 2-të padyshim është komuniteti LGBTI, ku po punojmë së bashku me

Bashkimin Evropian me me Komisionerin kundër Diskriminimit, Avokatin e Popullit dhe

shoqërine civile. Në këtë kontekst, po ndërmarrim hapa konkretë në luftën kundër gjuhës së

urrejtes, me synim që të gjithë të kenë të drejtë të jetojnë të lirë dhe pa diskriminim. Por nuk

duhet të harrojmë respektimin e të drejtave e lirive edhe të grupeve të tjera vulnerabël, si

personat me aftësi të kufizuar, femijët, gratë dhe vajzat e trafikuara, etj.

 

Një tjetër element që e pashe që ju merreni, lidhet me fuqizimin e kapaciteteve të të rinjve

sidomos gjatë zgjedhjeve lokale. Pse janë kaq të rëndësishëm?

 

Kur Këshilli i Evrpopës ndjek proceset zjedhore në një shtet, i kushtojmë rëndësi të vecantë

përfshirjes së grave dhe të të rinjve. Të rinjtë janë shumë të rëndësishëm, sepse një pjesë e tyre

janë zgjedhës për herë të parë dhe duhet ta dinë cilat janë përfitimet që do të kenë në një

proces votimi. Ne për këtë bashkëpunojmë me Akademinë e Studimeve Politike, që është një

iniciativë e ndërmarrë nga shoqërisë civile, dhe parashikon përgatitjen e profesionistëve të rinj

që vijnë nga media apo politika pra drejtuesit e ardhshëm. Kështu i bashkojmë forcat për të

fuqizuar rolin e të rinjve dhe për të qenë më të ndërgjegjshëm gjatë periudha elektorale.

 

Kam një pyetje tjetër, që lidhet me korrupsionin. A ka ndonjë përmirësim në luftën kundër

korrpsioni, apo situate vijon të jetë e njejtë?

 

Përsëri do t’i referohen festimeve të 70 vjetorit tonë, kur organizuam shumë debate publike,

mes tyre edhe për luftën kundër korrupsionit. Në debatin e organizuar me studentët e fakultetit

juridik, mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm i GREKO-s, në Tiranë, si dhe edhe zëvëndës ministrja

e drejtësisë, që është edhe kreu i delegacionit të Shqipërisë në GREKO dhe personi përgjegjës

për implementimin e strategjisë kundër korrupsionit. Gjatë takimit diskutuam me studentët e

fakultetit juridik për luftën kundër korrupsionit. Ekspertët e Këshillit të Evropës kanë hartuar

disa raporte dhe rekomandime në procesin e konsolidimit të kornizës ligjore ku ka patur

ndryshime pozitive por duhet të kalohet tek implementimi. Me lejoni ti referohem projekteve

tona të bashkëpunimit. Kemi bashkëpunuar me ILDKPI, që është Institucioni që mbledh dhe

përpunon të dhënat e zyrtarëve për pasurinë dhe konfliktin e interesit. Së bashku me USAID-in i

kemi mundësuar ILDKPI-së ngritjen e një sistemi modern elektronik për deklarimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave që tashmë është funksional. Në këtë fazë po bëhet

trajnimi dhe për vitin e ardhshëm do të bëhet zbatimi i projektit pilot, e më tej zbatimi në të

gjithë vendin. Ky është një rast që tregon hapat qe kemi ndërmarrë bashkë me autoritetet

shqiptare për të ngritur dhe forcuar kapacitetet për të luftuar korrupsionin dhe pastrimin e

parave. Për të promovuar vlerat e qeverisjes,padyshim transparenca është një element shumë i

rëndësishëm i saj. Sepse këto deklarime online do të mund të ndiqen edhe nga shoqëria civile

apo qytetarët, e jo vetëm nga eksperët.

 

 

Kam nje pyetje jetër që lidhet me luftën kundër korrupsionit, që për shoqërinë shqiptare

është kaq e rëndësishëme, pse mendoni se është e vështirë?

Korrupsioni jeton në të gjitha shoqëritë dhe politikën tonë. Prandaj kërkon shumë angazhim, e

kërkon të thyejmë tabutë. Ndaj është e rëndësishme si të evolojmë në luftën kundër

korrupsionit. Sepse problemet kryesore mbeten të njëjta, që lidhen kryesisht me mungesën e

etikës publike ndaj duhet të gjejmë rrugët e duhura si të tejkalojmë këtë sfidë për shoqërinë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here