Debat i fortë në studio, analisti Dasdid Pallaska e thotë troç: Rama përqeshi viktimat e luftës së Kosovës

0
129

Çështja e mini-shengenit Ballkanit po diskutohet mbrëmjen e sotme në “Open” në Top Channel.

Kjo temë ka sjellë edhe debate të forta mes të ftuarve. Analisti i njohur Dasdid Pallaska deklaroi se Rama ka përqeshur viktimat e luftës së Kosovës

‘Një shtet nuk mund të trajtohet ndryshe në vende të ndryshme. Kjo nismë është nisur nga Serbia në Novisad dhe Kosova në fillim nuk është ftuar nga Serbia. Kosova nuk është njohur nga Serbia”, tha analisti Dasdid Pallaska.

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe moderatori Alban Dudushi, i cili ka theksuar se Kosova është takuar me Serbinë në forume dhe nisma të tjera.

“Po Alban është e vërtetë, por liderët janë takuar si kundërshtarë. Presidenti Vuçiç nuk e njeh Kosovën, por përveç kësaj i mohon masakrën e Reçakut. Është e pabesueshme që kryeministri shqiptar të përqeshë viktmat e luftës”, shtoi Pallaska.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here