Çupi: Opozita loboi për hapjen e negociatave me BE por qeveria nuk realizoi angazhimet…

0
119

E ftuar në intervistën e mbrëmjes në edicionin e lajmeve në Rtv Ora, ish-deputetja e PD Dhurata Çupi foli shkurtimisht për bilancin e ngjarjeve negative të vitit 2019 dhe theksoi faktin se është hera e parë në një dekadë këtë vit që opozita ka lobuar për hapjen e negociatave me BE

“Është hera e parë,gjatë të gjithë këtyre dekadave që opozita i bashkohet zërit të shqiptarëve dhe i bën thirrje në fakt të gjithë zërave ndërkombëtarë për tu hapur negociatat,është hera e parë, por sigurisht detyrat e një shteti i bën qeveria dhe detyrat e BE për tu realizuar sigurisht janë pjesë e qeverisë”

Për sa i përket vendimit të opozitës për djegien e mandateve dhe tërheqjes nga parlamenti Çupi e cilësoi si vendimin më të mirë të saj .

“Sa herë ti kthehemi pas ndoshta të njëjtin vendim do të merrnim”

Për sa i përket një tavolinë të përbashkët midis mazhorancës dhe opozitës ish-deputetja e konsideron të pamundur nëse nuk lihen pas propagandat dhe mashtrimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here