Altin Goxhaj zbulon anën e errët të marrëveshjes së shengenit ballkanik: Ajo që ju mbajnë të fshehtë është…

0
24

Altin Goxhaj ka publikuar një shkrim në Facebook, nga ku nxjerr anën tjetër të fshehur të medaljes së Mini-shengenit.

Postimi i plotë:

JA ÇFARË JU KANË FSHEHUR NË MARRËVESHJEN E SCHENGENIT BALLKANIK:
E vërteta e Marrëveshjes së Schengenit Ballkanik që ju mbajnë të fshehtë është e drejta e serbëve për të blerë prona në Shqipëri, dmth në bregdet dhe kudo! Sipas Marrëveshjes serbët do të kenë po ato të drejta ekonomike dhe tregtare që ka një francez në Itali apo gjerman në Spanjë!
Ky është ripopullimi serb në daljen në Adriatik nga Velipoja në Durrës (ëndrra 200 vjeçare serbe), siç do të bëhet ripopullimi me pakistanezë, afganë dhe sirianë në pjesën tjetër urbane dhe rurale të Shqipërisë! Ashtu si në Jug Greqia do të realizojë me kalimin e viteve ëndrrën e VorioEpirit!
Askush nuk ua thotë çfarë përmban Marrëveshja! As Lyli!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here