Ndërron jetë i aksidentuari në Elbasan, drejtuesi i mjetit shoqërohet në Komisariat

0
118

Në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, shtetasi  A.Sh., 25 vjeç,  banues në Jagodin, Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan.

Si  pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasi F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë .

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

faxweb.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here