Ky palo kryeministër antishqiptar, të shpallet non grata…

0
146

Nga Orjola Pampuri

A munden me e fal shqiptarët e Kosovës Edi Ramën, për atë ç’ka bëri e nuk beri për ta. Vendosi taksën e rrugës së kombit, priti Vuçiçin në Tiranë, duke mbrojt e lobu fort për heqjen e taksës së mallrave me Serbinë, duke lobu për vendosjen e minishengenit Ballkanik, një çmenduri në kohen kur të gjithë sytë dhe shpresën e kemi nga BE.

Edi Rama të heqë taksën e rrugës së Kombit, Edi Rama duhet të mbante qëndrim të prerë ndaj Vuçiçit  për njohjen e Kosovës, por bëri të kundërten, duke e shtrirë tashmë  pabesinë e tij në mbarë trojet Shqiptare. A mundet një kryeminister të përdorë një gjuhë urrejtje kundrejt një kryeministri të një vendi tjetër, e për më shumë akoma, kundrejt kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

A mund t’ia falin këtë familjarët e viktimave të masakrës së  Reçakut, Studimes (Vushtri), Krushës së Madhe (Rahovec), Dubravës, Izbicës, Prekazit(Jasharajve).

Me kaq, mjafton që ky palo kryeministër antishqiptar, të jetë non grata për mbarë trojet Shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here