“Të qara dhe ulërima”, policia bashkiake përplaset me shitësen ambulante në qendër të Tiranës

0
116

Policia bashkiake e Tiranës është përplasur me një shitëse ambulante në qendër të kryeqytetit.

Në një video të ardhur në inbox-in e Ora News dëgjohet zëri një gruaje që qan dhe ulërin duke i kërkuar policëve të mos i marrin mallin.

“Ik të thashë, mu zhduk. Ik se nuk do ta jap karrocën”- ulërin shitësja ambulante.

Ndërkohë një prej policive dëgjohet duke i kërkuar të pushojë.

“Pusho, pusho,”– i thotë ai.

Në përpjekje për ti marrë policëve karrocën asaj i rrëzohen të gjitha gjërat në tokë.

Oranews.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here