Qytetarët “masakrojnë” Ramën për Vuçiçin: Po i jep thikë pas shpine Kosovës, ke humbur respektin e shqiptarëve

0
130

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kanë mbërritur në Tiranë, në kuadër të takimit të tretë të të ashtuquajturit “Samiti i Mini-Shengenit Ballkanik”.

Ardhja e Vuçiç në Tiranë është pritur me protesta, pankarta dhe fërshëllime nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë të ndryshëm, të cilët e kanë kundërshtuar këtë takim.

 Po ashtu, qytetarë të shumtë kanë vërshuar në “livestream-in” e ERTV, ku u publikua momenti i pritjes së mysafirëve.

Ata e kundërshtojnë fuqimisht këtë takim, në të cilin Kosova nuk merr pjesë.

Disa nga komentet:

Marrë të kesh Edi Rama i l*shit, thikë pas shpine po i jep vëllit të vogël Kosovës”
Ai blen armë e na vret me miellin me helme e me ushqime të skaduara e ti e pret si pasha, shikoje me sytë e Kosovës atë kriminel”
Njëri nga këta i mban shqiptarët në burg, njëri i urren kaq shumë sa që nuk ka kush, tjetri i ka izoluar shqiptarët dhe do ti mbysi dalëngadalë”

 

    

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here