Foli për shqiptarët, Olti Curri tall keq moderatoren: Monologët e Alketës besohen aq sa besohen datat e skadencës në supermarket…

0
109

Teksa mbrëmjen e djeshme është mbajtur edhe nata e parë e Festivalit  të 58 të RTSH, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu një moment ia ka kushtuar shqiptarëve që kalojë shumë sakrifica brenda apo jashtë Shqipërisë për të mbijetuar.

Ajo foli për vështirësitë që kalojnë shqiptarët, për ata që lënë vendin dhe për ata  që  largohen, duk e thënë se ata që vendosin të qëndrojnë këtu duan të punojnë për vendin  e tyre.

Këto fraza të stërthëna nga shumë personazhe publike të përsëritura edhe nga Alketa, duket se nuk i kanë pëlqyer aspak, opinionistit Olti Curri.

“…Monologët prekëse të Alketës drejtuar shqiptarëve, janë të besueshëm aq sa datat e skadencës në supermarket.”-ka shkruar Olti.

Kujtojmë që për prej momentit kur u bë me dije se ky Festival do organizohet na dyshja Grabocka-Vejsiu, pati shumë zëra pasi u  zbulua që Elvana Gjata do të jetë edhe fituesja e këtij viti, gjë që shkaktoi shumë zhurmë. Ishte kompozitorja Diana Ziu, e para ajo që akuzoi producenten Vera Grabocka, e cila ka marrë përsipër këtë vit organizimin e RTSh se ka paracaktuar Elvana Gjatën si fituese të këtij edicioni. Akuzat janë përforcuar edhe nga emra të tjerë të skenës, si Rovena Dilo, Luis Ejlli, por edhe Erik Lloshi i cili hodhi akuza për anësi.

Ndërsa vetë Robert Berisha ka zbuluar se në Festivali u ftua nga producentja, duke nxjerrë blof procedurën e garimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here