Vranë policin në makinë, ja çfarë i ndodhi shqiptarit…

0
110

Një gjykatë malazeze ka lënë në masën e sigurisë 30 ditë me burg tre shtetasit shqiptar që akuzohen për vrasjen e policit malazez Milutin Lekoviç si edhe plagosjen e një polici tjetër, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë.

Shqiptarët e ndaluar janë Luan, Lulzim dhe Nure Hasanaj.

Ata u dëgjuan në Gjykatën e Lartë të Podgoricës nga një gjykatës hetues, ku u pranua propozimi i Prokurorisë së Lartë të Shtetit për të urdhëruar ndalimin e tyre.

Shqiptari Luan Hasanaj vrau Lekoviç javën e kaluar dhe u përpoq ta vriste në paraburgim kolegun e tij, Aleksander Kilibard.

Pas kësaj, policia arrestoi në flagrancë tre shqiptarë, nënën e moshuar Nure Hasanaj 67 vjeçe dhe dy djemtë e saj Luan 43 vjeç e Lulzim Hasanaj.

Shqiptarët ishin arrestuar në kufi. Ata ishin vendosur në pjesën e pasme të makinës. Në këto kohë, ata kanë shkëmbyer disa fjalë në gjuhën shqipe. Pas kësaj, Luani ka qëlluar Lekoviçin në pjesën e pasme të kokës. I plagosuri Lekoviçi u transportua me urgjencë në spitalin në Meljine, nga ku u transferua në spitalin në Risan, ku u operua, por pësoi lëndime vdekjeprurëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here