Ish deputeti i PD-së flet për SPAK: Shpresojmë të ketë impakt edhe në goditjen e shit blerjes së votës

0
115

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi komentoi ngritjen e SPAK, pas betimit të prokurorëve te Presidenti Meta.

“Prova që PD e ka mbështetur SPAK, tregon qëllimin e qartë presim të bëjë diferencën në drejtësi, A mund të dështojë? Sigurisht. Përzgjidhen njerëzit, dikush do ta bëjë, dikush jo punën si duhet, nga pengimi nga jashtë, nuk i jepen fonde.

Me rëndësi sot është që SPAK nis punën, pistoletat që po nxjerrin tym për korrupsionin janë në qeveri. Shpresojmë të ketë impakt në goditjen e shit blerjes së votës.

SPAK s’mund të ishte pa 10 prokurorë, sic e përcakton kushtetuta. Keni prokuroren e përkohshme që iku në harresë, dje do të mund të festonte përvjetorin e dytë. në këtë vonesë tre vjeçare nga ligji është më mirë të fillojmë punën dhe të shohim nëse SPAK do arrijë.

Shpresa e madhe është që në bashkëpunim me ndërkombëtarët kapja e SPAK nuk do të ndodhë. Do ta shohim shpejt, ka mjaftueshëm pistoleta me tym korrupsioni për t’u kapur SPAK. Nëse shpëton nga erozioni i detit të korrupsionit do ishte lajm shumë i madh dhe shpresë.” u shpreh Bylykbashi./News24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here