“Nuk penalizon AMA por RAMA”, Dylgjeri: Oligarkët propozojnë e deputetët votojnë në rresht!

0
110

Gazetari Ylli Dylgjeri përmes një shkrimi në Facebook ka reagur për çështjen më të zjarrtë të momentit, “anti-shpifjen”. Dylgjeri shprehet se nuk do të jetë AMA ajo që penalizon sipas projekt-ligjit, por vetë Rama.

Postimi i plotë:

Nuk penalizon AMA por RAMA!

Do të na gjykojë AMA? Kush e beson sot se AMA është jo partiake? Bullshit!
Sot pas 6 viteve “Qeverisje” gjithkush, brënda dhe jashtë Ju njohu se sa liri e pavarësi i dhatë vëndit e Institucioneve. Në AMA raportet dje ishin partiake e sot janë Oligarkë. Oligarkët propozojnë e deputetët votojnë në rresht!
“Nuk të propozoj dot aty”- më tha një Udhëheqës Politik, se vëndin që u lirua e Klani… e ka Topi …e ka Tanksi! Ndaj shqiptarët kanë marrë e do të marrin arratinë nëpër botë. Mos e di kush se kanë ikur nga AMA?
Tjetër, kush beson te paanësia dhe pavarësia e AMES duhet të jetë leshko. Po, po, leshko! Provojeni e riprovojeni. Në rrugë do dilni.Të guxojnë në Administratë të kundërshtojë dikush 1-shin dhe nuk e le vëndin e punës blic!
Ndaj nuk na gënjeni më me AMA-n. Nuk penalizon AMA këtu. Nuk mbyll AMA këtu.
Nuk na frikson AMA. Nuk paralizon AMA.
Ai që i bën të gjitha quhet plus një R.
Ai është (R)AMA!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here