Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një shënim në facebook ka komentuar vendimin e dhënë sot nga Gjykata ndaj ish-deputetit Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi.
Kryemadhi shkruan ndër të tjera se ata janë fajtorë pasi treguan se si trafikantët qeverisin dhe bëjnë ligjin në Shqipëri, të ulur në karriget e qeverisë.
“Drejtësia e kapur goditi në emër të eksponentëve të krimit të organizuar për hakmarrje, Ervin Salianjin dhe Jetmir Olldashin.
Prokurorët dhe gjykatësit e këtij gjyqi farsë që u vu në shërbim të qeverisë së trafikantëve janë sot nën akuzë nga shqiptarët për këtë përdorim të drejtësisë në funksion të së keqes dhe në funksion të mbulimit të aferave kriminale.
Dënimi i Salianjit dhe i Olldashit si dhe miratimi i të ashtu quajturës paketa “Anti-shpifje”, është luftë e humbur e Edi Ramës për të fshehur të vërteta, të cilat tashmë të gjithë shqiptarët i njohin dhe për të cilat do t’i japin atij shumë shpejt dënimin e merituar.’