23 viktima në Durrës/ Akuza për vrasje, ja çfarë u vendos për 9 të arrestuarit

0
127

Mes një seance me tension, akuza dhe të tejzgjatur, për 9 të arrestuarit e akuzuar si fajtor për rrënimin e ndërtesave në Durrës pas tërmetit tragjik që i morën jetën 23 personave, Gjykata e Durrësit të martën dha masën e sigurisë të “arrest me burg”. Për të gjithë të arrestuarit, Gjykata i vlerësoi si të ligjshme arrestimin e tyre nga ana e policisë. 5 prej të arrestuarve akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe 3 të tjerë për “vrasje në rrethana cilësuese”.

Prokuroria e Durrësit kërkoi vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të tyre dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 9 të ndaluarit gjë që dhe u vendos nga gjyqtari i seancës, Paulin Çera. Prokuroria e përfaqësuar nga prokurorët Pali Deçolli, Edmond Koloshi dhe Madrid Kullolli mbrojti para gjykatës tha se akuzat me të cilat po përballen këta persona para gjykatës janë për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të dokumenteve”, “Vrasja me dashje” dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte. Të arrestuarit dhe mbrojtja e tyre kanë kundërshtuar masat dhe akuzat si të padrejta dhe të pambështetura ndërkohë që përgjegjësit e vërtetë të këtij procesi ndodhen jashtë, të paprekur ende nga hetimi.

Në “arrest me burg” janë lënë: Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës,Klajdi Lame, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, Ahmet Doda në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, Rruzhdi Xheka në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”. Avdulla Osmani në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal” (nuk është i pranishëm në gjykatë, pasi ndodhet i shtruar në spital dhe masa do i komunikohet në ambientet atje), Defrim Celami në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, Nevjana Isufi e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive.

Gjyqtari që ka shqyrtuar dosjen Paulin Cera, është zgjedhur nga shorti elektronik, ndërsa prokuroria në këtë çështje është përfaqësuar nga prokurorët Pali Deçolli, Edmond Kaloshi dhe Madrid Kullolli. Pas leximit të emrave të të arrestuarve, kamerat janë nxjerrë jashtë për të vijuar më pas seancën për masën e sigurisë.

Në 2014, banorët e pallatit nr.1032 në lagjen 6 të Durrësit i kanë denoncuar punimet që po bëheshin për kthimin e apartamentit të katit të parë në lokal, por prokuroria ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, duke favorizuar subjektin. Dëmtimet strukturore në muret mbështetëse dhe kolona nga pronari i lokal Baron’s Artur Terziu çuan në shembjen e dy kateve të para të pallatit të ndërtuar në fund të viteve ’80, duke shkaktuar dhe vdekjen e dy grave në rrënoja.

Gjatë seancës ka pasur humbje ndjenjash nga familjarët të cilët nuk e pranuan vendimin për të afërmit e tyre. Vendimin e Gjykatës së Durrësit e kanë cilësuar si skandaloze, situata ka qenë e tensionuar, familjarët nuk e pranuan vendimin e Gjykatës e cila la në burg të afërmit e tyre. Avokatët mbrojtës janë shprehur se nuk janë këta persona që kanë bërë të mundur firmosjen apo falsifikimin e dokumenteve.

Vendime pa prova, e ka cilësuar avokati Ilia Ilia, për dy klientët e tij. Në një deklaratë për mediet pas përfundimit të seancës për masën e sigurisë, ai tha se Gjykata duhet të reflektonte por që sipas tij, vendimi ishte paracaktuar nga Prokuroria e Durrësit. “Janë vendime të paracaktuara, nuk janë të bazuara në prova. Gjykata duhet të reflektonte, për disa u caktua masa e shpërdorim detyrës ndërsa për disa të tjerë vrasje me dashje në rrethana të caktuara ndaj dy ose më shumë personave. Prokuroria e ka nisur mbrapsht hetimin e kësaj çështjeje”.

Të arrestuarit:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, (ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës)

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, (inspektor i INUK)

3-Albrend Qetka, 35 vjeç,(specialist ALUIZNI).

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, (shef konvaleshenca)

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, drejtor i konvaleshencës së MB-së).

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, (pronar i Mira Mare, ndërtues informal)

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, (pronar i Tropikal, ndodhet në spitalin e Traumës).

8-Defrim Celami, 44 vjeç, (specialist i Aluiznit)

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, (studio private)

NË KËRKIM

Rasim Shehu, ndërtuesi i objektit të familjes Lala

Arben dhe Dëshira Qato pronarët e hotel Palmës

Artur Terziu, pronar i lokalit Baron’s poshtë pallatit 6-katësh ku humbën jetën 2 gra.

Flamur Gjuzi, ish drejtori i Aluiznit,

Artur Çela ish drejtor i inspektoratit ndërtimor urbanistik Durrës

Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit

Artemis Malko (specialist ALUIZNI)

Skerdi Bello, specialist i Aluiznit

/Kohajonë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here