Të gjithë kundër, por komisioni pa kundërshti miraton ligjin për median

0
88

 

Në kohën kur përfaqësues të ndryshëm të medias, por dhe gazetarë po kundërshtojnë me forcë paketën anti-shpifje të propozuar nga maxhoranca, Komisioni i Ligjeve ka miratuar në tërësi projektligjin në parim për mediat online.

Njoftimi i Komisionit të Ligjeve:

Neni mbi masat për shkeljet:

1. Në rastet e shkeljes së dispozitave të këtij ligji, në përputhje me procedurat dhe parashikimet e këtij ligji dhe akteve nënligjore të tij, pas marrjes se mendimeve të organeve përgjegjëse, nëse parashikohen, AMA ( Bordi dhe/ose KA) vendos:

2. a) detyrimin e ofruesit të shërbimit të medias:

3. për të publikuar formulën e korrigjimit sipas formës dhe përmbajtjes së parashikuar në nenin 53/1 të këtij ligji;

4. për të vendosur nëpërmjet AKEP-it një njoftim të karakterizuar teknikisht si “pop up”;

5. b) për të vendosur gjobë, shuma e së cilës përcaktohet në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të tij;

6. c) për të vendosur pezullim të përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit;

ç) për të vendosur uljen e kohëzgjatjes së vlefshmërisë së licencës dhe/ose autorizimit;

1. d) për të vendosur heqje të licencës dhe/ose autorizimit.

2. AMA në vendimin e saj merr në konsideratë masën dhe kohëzgjatjen e shkeljes së kryer sipas rregullave të përcaktuara në shkronjën “k” të paragrafit 1 të nenit 19 të këtij ligji.

3. AMA vendos sanksione të parashikuara në këtë ligj jo më vonë se një vit nga data e kryerjes së shkeljes.

4. Kur AMA vëren shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat me ligj vendosin sanksione organet e tjera shtetërore, atëherë ajo njofton këto të fundit.

5. Për shkelje të kryera nga OSHPE-të, për përmbajtjen e publikimeve elektronike, në bazë të një vendimi të marrë nga AMA, në vijim të procedurës së parashikuar në këtë ligj dhe pas marrjes së mendimit me shkrim nga AKCESK-u, Autoriteti i Komunikimit Elektronike dhe Postar (AKEP):

6. a) të urdhërojë heqjen e përmbajtjes së caktuar menjëherë, por jo më shumë se 60 minuta nga njoftimi në rastet kur shërbimet e medias elektronike dyshohet se mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale në vijim:

7. pornografi me fëmijë;

8. inkurajimin e akteve terroriste;

iii. shkelje të sigurisë kombëtare.

Në rast të mosplotësimit të urdhërit brenda afatit të përcaktuar, të bllokojë aksesin në internet.

1. b) të vendosë një njoftim “pop up” në faqen e internetit/domain-in e portalit i cili përmban informacion mbi vendimet e organeve vendimmarrëse të AMA-s.

Në marrjen e vendimit sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, AMA pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimeve elektronike dhe nëse është e mundur autorin e përmbajtjes së publikuar, vlerëson shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e propocionalitetit.

6. Kundër vendimit të bllokimit të aksesit në internet, subjekti ka të drejtë të bëjë ankim pranë AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit, sipas pikës 3, të këtij neni. AMA shqyrton ankesën dhe shpall vendimin brenda 7 ditëve pune. Kundër vendimit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative Tiranë.

7. Vendimet e AMA-s ekzekutohen nga shërbimi përmbarimor, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile. AMA nuk ka detyrim të parapaguajë taksën apo tarifën për shërbimin përmbarimor.

8. Kundër vendimit të KA-së mund të bëhet ankim sipas dispozitave të pikës 6 të këtij neni. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave

9. Vendimet e KA-së do të ekzekutohen nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile. Ka nuk ka detyrim të parapaguajë tarifën ose tarifën për shërbimin përmbarim

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here