Nëse yjet na ndihmojnë të kuptojmë disa anë të karakterit tonë, është koha të zbulojmë se cila është pija jonë e duhur në bazë të shenjës zodiakale.
Dashi
Demi është një shenjë që kërkon stabilitetin, që shijon gjërat natyrale që kanë të bëjnë me mirëqenien, kënaqësitë e shpirtit, kështu që i rri mirë një birrë e ftohtë. Kjo është pija juaj!
Binjakët
Të lindurit e Binjakëve janë socialë dhe argëtues, kështu që pija e tyre është Gin.
Gaforrja
Të udhëhequr nga intuita e tyre e fuqishme, Gaforret dinë kur të luajnë dhe kur të tërhiqen. I japin shumë rëndësi emocioneve dhe pija që i përfaqëson më mirë është whisky.
Luani
Freskia dhe entuziazmi i kësaj shenje e bën adhurues të luksit dhe komfortit. Për Luanin, pija që e përfaqëson më mirë është vera e bardhë, sidomos e kombinuar me një recetë ekzotike.
Virgjëresha
Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë perfeksionistë. Duan rregullin, pastërtinë dhe pqërpiqen të bëjnë një jetë të shëndetshme. Një cedrata (coktail qitroje) do t’i përfaqësonte mirë!
Peshorja
Të lindurit nën këtë shenjë janë joshës dhe socialë. Pija që i përfaqëson më së miri është gin tonic.
Akrepi
Akrepët janë emocionalë dhe pasionantë. Intensiteti i tyre kombinohet shumë mirë me flluskat e një gote shampanjë.
Shigjetari
Shigjetari karakterizohet nga optimizmi dhe humori i mirë. Ideale për të është të shijojë një gotë rum ndërsa planifikon mijëra udhëtime.
Bricjapi
Bricjapët e duan besueshmërinë, janë profesionalë dhe kanë një objektiv në mendje. Vera e kuqe është pija e tyre, praktike dhe e kujdesshme, ashtu si mënyra si e menaxhojna ata rutinën e disiplinuar dhe ambicioze.
Ujori
Kjo shenjë është intelektuale, por nga ana tjetër di si të argëtohet. Likeri i saj është vermouth, origjinal dhe plot shkëlqim si këndvështrimi i saj për jetën.
Peshqit
Peshqve herë pas here u pëlqen të qëndrojnë vetëm për të ëndërruar. Peshqit janë një shenjë plot fantazi dhe ndjeshmëri. Admirojnë misterin dhe humbasin në mendjen e tyre. Pija e tyre është vodka.