Ambasada Amerikane publikon videon! Ja si do funksionojë SPAK

0
121

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, përmes së cilës tregon se si do të shpenzohen 2 milionë dollarë për ngritjen e strukturave të SPAK. Ajo tregon vendosmërinë për të luftuar fenomenin e korrupsionit në nivele të larta, ndërsa shton faktin se SHBA është e përkushtuar në respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Postimi i ambasadës:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë.

Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here