“Pa raport nuk mund të hedhësh propozim në letër”, Gjekmarkaj: Jemi ende në kushtet e propagandës, vuajtjet e këtij populli do të shtohen…

0
119

Analisti Agon Gjekmarkaj shprehet i habitur se sa shpejtë janë duke u bërë propozime lidhur me ndërtimet, ndërkohë që duhen pritur raporte për sizmologjinë dhe urbanistikën.

Referuar këtyre planeve të shpejta të qeverisë, Gjekmarkaj mendon se ende jemi në kushtet e propozimeve propagandistike.

Krahas studimeve dhe raporteve që duhen pasur, sipas Gjekmarkajt duhen pyetur edhe banorët nëse duan apo jo të ndryshojnë vend jetese, pasi edhe ata mund ta kenë të vështirë të përshtaten në një vend tjetër.

“Më habit pak shpejtësia e propozimeve për ndërtimet. Të bësh propozime të masave të tilla kërkohet mendimi instituteve. Ata duhet të marrin raporte për sizmologjinë, kuptimin sociologjike të jetës, urbanistikës, nuk mund ta dizajnosh propozimin për 5 ditë në letër. A janë dakord banorët, i ka pyetur njëri për këtë? Sepse ata e kanë të vështirë. Çdo kush ka të drejtë ti kthehet identiteti i vet.

Druaj se jemi ende në propozimin propagandistik, kur thuhet se do të ndërtojmë lagje apo qytete të vogla.Do jetë pjesa më e shëmtuar nëse tentohet vetëm propagandë dhe vuajtjet e këtij populli do të shtohen”, tha Gjekmarkaj.

Më tej në studion e rubrikës “Opinion”, në News24  thotë se pas tërmetit të 26 nëntorit është e pamundur që gjërat të kthehen si më parë.

“E pamundur që gjërat të kthehen si më parë, por që njeriu gjen fuqi për të luftuar me fatkeqësitë. Ato mbeten në kujtesë që, por e rëndësishme është të shërbejë për diçka. Ta mbrojë në të ardhmen njeriun nga abuzimet me natyrën”, tha analisti Gjekmarkaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here