Pallati pëson dëmtime të tjera nga tërmeti i mesnatës, banorët e kalojnë natën në makina…

0
103

Pas tërmetit të mesnatës së kaluar banorët e pallatit 23 në lagjen Gurra në Lezhë kanë qendruar jashtë pasi pallati ka pësuar dëme që prej lëkundjeve të 26 Nëntorit. Banoret kanë pohuar për Fax Neës se kanë fjetur në makina dhe se kanë frikë të qendrojnë në apartamentet e tyre.

Ata thonë qe pas tërmetit të parë të 26 nëntorit kanë ardhur vetëm inspektorë nga bashkia por nuk iu kanë thënë që të largohen apo jo prej aty.

Ata kërkojnë që ekspertët t’u thonë nëse duhet të qendrojnë apo jo, është apo jo i banueshëm pallati i tyre.

Pas interesimit të mediave, Bashkia e Lezhës ka vendosur më në fund perimetrin e sigurisë për këtë pallat, ç’ka ndalon hyrjen e banorëve, deri në mbërritjen e ekspertëve të tjerë, që të vendosin mbi qendrueshmërinë  e godinës.

Për më tepër ndiqni rrëfimet e vetë banorëve:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here