Grate po vriten… Aktivistja nxjerr pamjet e rënda të 50-vjeçares së dhunuar barbarisht nga burri!

0
163

Aktivistja për të drejtat e grave Sevim Arbana me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar se dhuna ndaj grave shqiptare është ende një plagë e madhe.

Në këtë postim ajo shkruan se gratë po vriten ditën me diell dhe ka pulikuar disa pamje të rënda të një gruaje, e cila është dhunuar barbarisht nga burri i saj.

Në pjesën e kokës, gruaja ka disa qepje si pasojë e dhunës barbare që ka ushtruar burri i saj ndaj saj.

Po ashtu ka publikuar edhe një bluzë të saj, në të cilat dallohen mjaft mirë njollat e gjakut. Në përfundim të postimit të saj ajo i bën thirrje kryeprokurorit Olsian Çelës të nis detyrën e tij me këtë rast sepse sipas saj gjykatat janë kriminale dhe po vazhdojnë të favorizojne kriminelët.

Postimi i plotë:

Sa keq! Trishtim dhe pesimizem per reformimin e drejtesise se kriminalizuar. Dhe 2 dite mbyllen 16 Ditet NderkombetareKunder Dhunes Ndaj Grave. 25 Nentor-10 Dhjetor! Gjykatat tona kriminale, ende vazhdojne te favorizojne kriminelet. Natyrisht jo per shpirt te babait. Shihni fotot! Eshte nje grua rreth 50 -tave,e masakruar nga bashkeshorti. Prokuroria, pas nje presioni enorm te gruas, ligjit,NE,vendos 20 vjet burg per dhunuesin kriminel, I cili gati nje vit , u largua ne drejtim te paditur.Te marte,pikerisht ne mbyllje te fushates boterore kunder dhunes ndaj grave, Gjykata E Krimeve te Renda, do e fale dhunuesin kriminel, duke I dhene nje denim.me 5 vite burg.Heq kohen e gjykimit=nje kriminel I lire dhe mijra gra te dhunuara. Z.Kryeprokuror Olsi Cela! Filloni detyren tuaj dhe me kete rast. Grate po vriten diten me diell!’’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here