Ëndrra e vjetër e kufitarit osman murati, vrasja e Agron Tufës…

0
323

Nga Kastriot Dervishi

79-vjeçari Osman Murati, ish ministër i Tregtisë së Brendshme në vitet 1982-1990, kohës së kolerës kur populli ushqehej me triska, muajt e mbetur të kësaj jete i mbush përditë në fb me lëvdata për terroristin enver hoxha, lakejtë e pushtetit të tij dhe me sharje pafund ndaj “armikut të klasës”. Veç ta shohësh si shkruan, gjithë gabime gjuhe. ???Zaten ky kallëp na ka qeverisur. Asnjë fjali nuk e hedh dot si duhet. Osmonja mbahet mend për proponimin tejet interesant që kafja të zëvendësohej nga elbi. Deri aty i shkonte marria. Osmonja kishte pasion të bëhej oficer kufiri e të vriste “diversantë”. E kuptoi shpejt se kjo punë kishte privacione dhe e la shkollën 3-vjeçare në vitin e dytë të saj “për arsye shëndetësore”. Mirëpo gjithë jetën ëndërroi për të vrarë një “armik” me plumb e nuk gjeti. Dje zgjodhi të vrasë Agron Tufën teksa hodhi postimin bashkëlidhur, një tekst terrorist, ordiner e banal, tipik për llojin e tyre. E kuptoi gafën dhe e hoqi shpejt. Osmonja lufton me “armikun” virtualisht, ndërsa djali i tij, bekimi është drejtor në një agjenci në varësi të Ministrisë së Brendshme ku nuk bëhet asgjë. Sigurisht edhe ky “rilindi” më 2013. Nga do ngjajë tjetër?

Image may contain: 1 person, text
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here