Arrestohet 35-vjeçari nga Vlora, ishte dënuar me 5 vite burg për tentativë vrasje në Itali…

0
99

Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçar të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, pasi ishte dënuar me 5 vite e 6 muaj burg për tentativë vrasje. Burime zyrtare thanë se pas hekurave ka përfunduar shtetasi me inicialet L.B., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Ancona, me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas Kodit Penal italian.

Vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here