Arbër Hajdari: Jam përgjegjës i 1.7 mln dollarëve, duhet të dërgojmë amanetin e njerëzve aty ku duhet

0
134

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Rindërtimit pas tërmetit që shënoi pasoja fatale. Kjo strukturë përbëhet nga përfaqësues të qeverisë, organizatat humanitare, Akademia e Shkencave, etj.

Hajdari u shpreh se është përgjegjës i 1.7 milionë dollarëve, kontribut ky i dhënë nga donatorë shqiptarë, të cilët u sensibilizuan menjëherë. Për këtë arsye, në mënyrë që qytetarët të jenë të qetë, sipas tij, është e domosdoshme që transparenca të bëhet nëpërmjet bordeve të organizatave.

“Që prej ditës së djeshme, kemi marrë njoftimin për ngritjen e Komitetit, besoj që kjo është një ide shumë e mire, se ne të gjithë bashkë do të bëjmë një koordinim të të gjithë nevojave për të nisur sa më shpejt rindërtimin e të gjitha banesave.

Është e rëndësishme të dimë se si do të funksionojë struktura e këtij Komiteti. Pasi unë si përfaqësues i “Fundjavë Ndryshe”, jam përgjegjës për 1.7 milionë dollarë, që kanë dhuruar njerëzit. Kam dëshirë të jem përgjegjës deri në fund të këtij procesi; për të dërguar amanetin e njerëzve atje ku duhet.

Transparenca është kryesore në të gjithë këtë proces. Por nuk duhet të harrojmë që duhet të ruajmë dhe autonominë e organizatave, dhe çdo vendim që do të merret për “Fundjavë Ndryshe” është dhe një bord publik, i cili vendos për të. Janë njerëz publik, dhe të gjitha kërkesat që do të vijnë sot nga ky komunitet, unë do t’ia propozoj bordit të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.

Shpresoj shumë që i gjithë ky proces të nisë sa më shpejt, dhe të gjithë këto ndihmë që kemi grumbulluar, qofshin materiale apo monetare të shkojnë për njerëzit në nevojë”, deklaroi Arbër Hajdari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here