“Është mundi i një jete, nuk dimë çfarë të bëjmë”/ Qytetari në Golem rrëfen tmerrin: Dyert u bllokuan…

0
220

Prej 26 nëntorit, gazetarët kanë ndjekur situatën e rëndë në zonat e prekura nga tërmeti tragjik, i cili la pas 51 persona  të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Kjo situatë ka shkaktuar dëme të shumta edhe në zonën e Golemit, ndërsa gazetari Erion Shkambi ka biseduar me një prej banorëve që ka humbur shtëpinë.

Ai ka treguar përjetime e trishta të lëkundjeve të fuqishme të tërmetit të së martës me magnitudë 6.4 të shkalles rihter, ndërsa tha se mbeti i bllokuar brenda dhe dyert nuk hapeshin.

“Është mundi i një jete. Kanë ardhur për ta nxjerrë të pabanueshme. Ta dimë edhe ne se çfarë të bëjmë: do shembet apo do të riparohet. Kemi punuar një jetë të tërë në emigracion. Nuk qëndrojmë në këtë shtëpi, sepse situata është e tmerrshme. Lëkundjet e forta i kemi përjetuar brenda. Dyert kanë qenë të bllokuara, i kemi hapur me leva.  Sapo e kishim riparuar shtëpinë nga dëmet e 21 shtatorit. E kam blerë 40 milionë lekë që nga viti 2000, por kam bërë shumë investime”-tha ai./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here