Denoncim i fortë nga qytetarja në Tiranë: Pallati është krisur, s’vjen kush ta kontrollojë…

0
95

Mijëra banorë në Tiranë vazhdojnë të kalojnë natën jashtë ose te të afërmit. Banesat e tyre janë dëmtuar, por ata ankohen se nuk po shqetësohet kush për fatin e tyre.

Një qytetare ka denoncuar se pallati ku jetojnë prindërit e saj është totalisht i krisur, por askush nuk vjen për kontroll.

“Pallati ku banojnë prindërit e mi (ndertuar nga Colombo 2 me pronar Teodor Cuci) është totalisht i krisur nga kati i parë tek i fundit. Qenkan bërë ankesa për të ardhë për kontroll, por deri tani askush nuk është ndier.

Përveç kalvarit shumëvjecar për të marrë hipotekën e saj, sot jetojmë me friken e gradës së shkatërrimit.

Mos gezofshi asnjë ditë të gjithë ju të pangopurit (biznesmenë e politikanë) që për hir të një fitimi më shumë venë në rrezik jetë njerëzish. Tek ky pallat janë 130 familje me nga min 5 persona për familje, dmth janë mbi 600 individë që jetojnë me frikë.

Adresa e këtij pallati të dëmtuar është Rr.Riza Cerova Pall.Colombo 2,” shkruan Denisa Delia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here