(VIDEO) Lutja e veçantë për Shqipërinë nga nxënësit e Tetovës. Të ulur në gjunjë shpalosin flamurin gjigand…

0
89

Nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn”, në Tetovë, kanë shpalosur sot flamurin gjigant shqiptar në nder të festës së pavarësisë së Shqipërisë, dhe në shenjë solidariteti me viktimat e tragjedisë nga tërmeti që goditi vendin tonë.

“Lutu për Shqipërinë” ishin fjalët që nxënësit formuan me koreografinë e tyre dhe më poshtë do të lexoni vargjet prekëse të shkruar nga nxënësit e kësaj shkolle.

 “Dita e Flamurit të gjeti të lëkundur mirëpo jo të mposhtur, e jona Shqipëri! Na bashkoi të gjithë shqiptarëve anë e mbanë ngaqë dhimbja yte është edhe dhimbja jonë. Në këtë ditë të errët Nëntori, mes dhimbjesh e lutjesh, ne nxënësit e shkollës së mesme të Medicinës bashkëndjejmë dhimbjen me ty!” thanë nxënësit.

 

Mbahu Shqipëri, mbahu, se nuk thyhesh dot Ti!

https://www.facebook.com/tetovasot2/videos/2489676551070274/?t=0

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here