Situata pas tërmetit/ Ish ministri i jashtëm: Politika po mundohet të kapitalizojë kauzën në favorin e saj

0
109

Ish Ministri i jashtëm Besnik Mustafaj teksa komenton gjendjen pas tërmetit të 26 nëntorit, thekson se qytetarët duhet të nxjerrin mësime nga kjo situatë, me qëllim që të jenë më të pregatitur në raste të tjera.

Mustafaj e ka cilësuar anormale mungesën e theksuar të besimit të qytetarëve tek qeveria përsa i përket transparencës me fondet. Ndërkaq, përsa iu përket rasteve  të vjedhjeve të denoncuara në media, Mustafaj shton se policia duhet të marrë masa për mbrojtjen e banesave nga persona që mund të përdorin situatën e krijuar për përfitime personale.

“Doja të besoja fortë që kësaj here, nga kjo përvojë, të nxirren mësimet  e nevojshme që shqiptarët në të ardhemntë mos gjenden të papregatitur përballë situatave të tilla.

Është anormale mungesa e besimit të personave që duan të dërgojnë ndihmat tek qytetarët, pasi kanë frikë se mos ato “humbasin” rrugës duke mos shkuar në destinacionin ku janë nisur.

Kjo qeveri ka një mungesë të theksuar të besimit tek qytetarët, saqë ata nuk besojnë tek administrimi me ndershmëri dhe transparencë e këtyre ndihmave, duke kërkuar t’i dërgojnë vetë tek qytetarët në nevojë.

Dëgjova në media që një administrator pallatesh tha që duhet të bënte turne 24 orëshe me qëllim që të mbronte banesat të mos grabiteshin. Situata të tilla janë të favorshme për personat të cilët duan të grabisin, dhe forcat e rendit duhet të marrin masa për të qetësuar gjendjen, sepse nuk mundet që banorët të marrin armët për të mbrojtur shtëpitë e tyre”, është shprehur Mustafaj.

Ndërkaq referuar “bashkimit” të politikës përballë një situate tragjike për vendin, sikurse  është kjo në të cilën ndodhemi,  ish Ministri i Jashtëm është shprehur se:  “Nuk besoj në sinqeritetin e liderve politikë, ata po mundohen ta kapitalizojnë këtë situatë në favor të tyre politikisht.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here