Kaba: Pas mbrojtjes së Edit, për koncensionarin e rruges Durres-Kukës, letra e tij me mallengjeu…

0
89

 

Nga Dritan Kaba

Pas mbrojtjes se Edit, per koncensionarin e rruges Durres – Kukes, letra e tij me mallengjeu.
Me pelqeu ajo pjesa qe kam dhene urdher: te mos i mbahet asnje lek atyre qe sjellin ndihma nga Kosova!!!
Realisht u preka, por edhe shqiptare te tjere, edhe media.
Shifra e dhene eshte e konsiderueshme, me e madhja e dhene, plot 1,5 milion euro. Realisht shume, po te mendohet se per donacione te ketij lloji nga xhepat personale, i bie te jene paguar edhe gati 30% te tjera taksa.
Por e gjitha mu zvogelua dhe u be nje lek! Edhe ai si me “hile”.
Te thuash nuk i mbaj asnje lek te takses se rruges ne pamje te pare duket sikur po i heq nga xhepi i tij .
Ne fakt per te gjithe ata qe nuk e dine dua t’ju njoh me nje pike te kontrates.
Asnje lek nuk humb firma koncensionare. Firma edhe sikur te mos beje asnje lek arketim, e ka fitimin e siguruar ne fund te vitit nga taksat e shqiptareve. Çdo lek qe i mungon fitimit te parashikuar rimbursohet nga buxheti i shqiptareve.
Keshtu, nese ato makina kalojne pa leke dhe si pasoje e ketij kalimi nuk plotesohet xhiroja e percaktuar, ate e zevendesojne, Ne, te gjithe shqiptaret ne fund te vitit nga taksat e tona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here