‘Zoti mund të na e kishte kursyer këtë’ tragjedia goditi vendin më të varfër në Europë…

0
124

Besimi se gjërat në Shqipëri nuk shkojnë mirë mori një tjetër goditje ditën e martë nga një tërmet i fuqishëm.

Gazeta britanike Express thotë se tragjedia goditi vendin më të varfër në Europë.

Kurse Radio-Televizioni i Zvicrës e evidenton akoma më shumë besimin e shqiptarëve se një mallkim po na ndjek.

“Zoti mund të na e kishte kursyer këtë,” titullohet shkrimi i SRF, bazuar mbi ato që deklarojnë shqiptarët pas tërmetit tragjik.

Shqipëria po kalonte momente të vështira ekonomike dhe sociale pa ardhur kjo tragjedi. Buxheti i vitit që vjen është cilësuar një buxhet krize.

Tashmë shpresat e shqiptarëve, por edhe të vetë kryeministrit Edi Rama mbeten te të huajt. Vetë kryeministri deklaroi se do të kërkojë ndihmë nga NATO.

A do jenë ata kaq bujarë kur kostot e tërmetit janë vërtet shumë të mëdha? Të presim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here